Presidenti Donald Trump ka deklaruar se të dyja palët si Izraeli ashtu edhe Irani, kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme.

Duke folur për gazetarët para nisjes për në samitin e NATO-s në Hagë, Trump u shpreh se nuk është i kënaqur me asnjërën palë, por theksoi: “Jam veçanërisht i pakënaqur me Izraelin.”

Ai shtoi gjithashtu se kapacitetet bërthamore të Iranit “janë eliminuar plotësisht” dhe u shpreh i bindur se Teherani nuk do të mund ta rindërtojë më programin e tij bërthamor./

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume