Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për një armëpushim “të kompletuar” në mes të Izraelit dhe Iranit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Trump ka thënë se armëpushimi do të nisë “përafërsisht gjashtë orë prej tani”, pasi secili shtet t’i ketë kryer operacionet ushtarake.

Në njoftimin e Trumpit janë përmendur disa afate kohore për dhënie fund të armiqësive, por që “brenda 24 orësh” lufta zyrtarisht do të ketë përfunduar.

Izraeli dhe Irani nuk e kanë komentuar ende armëpushimin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume