Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur i vdekur në Sarandë, në apartamentin ku po qëndronte për pushime.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të shtunën në lagjen nr. 1 të qytetit.

Policia ka bërë të ditur se viktima O. J., është gjetur nga familjarët.

Sipas njoftimit, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se i riu ka vdekur nga shkaqe natyrale, ndërkohë që materialet janë referuar për vlerësim pranë Prokurorisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume