Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e djeshme në Tetovën. Rreth orës 15:30 në rrugën Lubo Bozhinovski, një automjet tip Golf i drejtuar nga T.I 42 vjeç goditi një biçikletë që drejtohej nga S.S 68 vjeç.

Përplasja rezultoi fatale për biçiklistin i cili pasi pësoi lëndime të rënda trupore ndërroi jetë në Klinikën Nëna Terezë në Shkup ku ishte transportuar për ndihmë mjekësore.

Policia ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes ndërsa është njoftuar edhe Prokuroria Publike që ka marrë në dorë hapat e mëtejshëm procedural.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume