Biznesi i energjisë elektrike i Dushko Zaev, djali i ish-kryeministrit Zoran Zaev, po lulëzon. Kompania e tij “Total Energy” ka realizuar një fitim prej 58 milionë denarësh në vitin 2023, që përkthehet në rreth 954 mijë euro.

I riu Zaev e hapi kompaninë në vitin 2022 dhe ajo ishte fitimprurëse që në vitin e parë. Në vitin 2023, ajo realizoi fitim prej 39 milionë denarësh (rreth 636 mijë euro).
Në atë vit, Dushko Zaev ishte punonjësi i vetëm në kompani. Nga viti 2024, “Total Energy” ka tre të punësuar.

Djali 21-vjeçar i ish-kryeministrit është i pari nga familja Zaev që nisi biznes në prodhimin e energjisë elektrike, pas tij këtë e bënë edhe xhaxhai i tij, Vice Zaev, dhe gjyshi, Pance Zaev.

Ndër bizneset tjera të familjes Zaev përfshihen:
• “Trgoprodukt”
• “Mama’s”
• “Total Inxhiniering”
• “Total Elektrik”si dhe disa kompani të tjera, kryesisht në ndërtimtari, shitje me pakicë dhe tregti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume