Kur mundohesh t’i kopjosh futbollistët që të pëlqejnë, ndonjëherë mund të dalësh mirë, por jo rrallë ka edhe raste, kur mund të ‘dështosh’.

‘Dështim’ përjetoi edhe Kesley, futbollisti brazilian që luan në ligat e ulëta të Brazilit.

Ai ishte duke u bërë gati për të goditur penalltinë nga pika e bardhë, të cilën fillimisht e humbi, e pastaj shënoi pas topit të kthyer.

Në festën pas golit të shënuar, ai zgjodhi ta ‘kopjojë’ Cristiano Ronaldon, me “Siuuuu” e famshme.

Por kjo festë i doli shumë keq, dhe i kushtoi me një lëndim të rëndë.

Ai pasi e bëri “Siuuuu” ra keq në tokë, duke lënduar ligamentin e këmbës së tij të djathtë.

 

 

View this post on Instagram

A post shared by 433 (@433)

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume