Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një drejtoreshe të një shkolle fillore në Vinicë, pasi e njëjta dyshohet se e ka punësuar të bijën e saj, e cila nuk e kishte shkollën adekuate.

“Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Vinicë ka ngritur padi penale kundër G.S. (45) nga Vinica, drejtoreshë e një shkolle fillore në Vinicë, nën dyshimin për veprën penale “punë e papërgjegjshme në shërbim”. Më 27 janar 2025, e raportuara ka lidhur kontratë punësimi me vajzën e saj S.S., e cila nuk kishte arsimimin përkatës për vendin e punës si mësuese e matematikës në një shkollë fillore, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shkollës përmes pagave, në vlerë prej 245.666 denarësh”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume