Sot, gjatë vizitës në konviktin studentor “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup, Kryeministri Mickoski u përgjigj në pyetjen gazetareske lidhur me sallat sportive shkollore në vend:

“Për momentin, nëse nuk gaboj, është drejt përfundimit procedura e tenderimit për rreth 15 salla sportive shkollore, për rikonstruktimin e tyre, në 14 komuna, në të gjitha rajonet. Kështu që, vlerësoj se me përfundimin e kësaj procedure do të shtohet vlerë dhe cilësi në kuadër të procesit arsimor tek ne në Maqedoni.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume