Kryeministri i Maqedoisë së Veriut Hristijan Mickoski, në lidhje me thirrjen e SHBA-së që vendet evropiane të vendosin tarifa 100 për qind për produktet ruse, tha se Maqedonia e Veriut si vend me politikë të harmonizuar me BE-në, do ta ndjek atë proces.

“Ne jemi vendi i parë në rajon që kemi një politikë të jashtme dhe të mbrojtjes të harmonizuar 100 për qind me BE-në, kështu që do ta ndjekim atë proces dhe nëse merret një vendim i tillë, ne si vend do ta zbatojmë atë”, tha Mickoski.

Ndryshe, presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi javën e kaluar se do të vendoste tarifa 100 për qind për Rusinë nëse ajo nuk arrin marrëveshje paqeje me Ukrainën deri në fillim të shtatorit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume