Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe bëri të ditur se sot, për herë të dytë, ka përkrahur ligjin për shkollat e mesme fetare.

Ai ka bërë edhe një retrospektivë të angazhimeve të vazhdueshme në mbështetje të nxënësve të medresesë “Isa Beu”.

“Shpresoj që kjo zgjidhje dhe ky ligj të mos hasin në pengesa të tjera në të ardhmen dhe të jenë zgjidhje përfundimtare që do t’i qetësojë nxënësit dhe prindërit e tyre”, deklaroi Snopçe.

Deputeti nënvizoi gjithashtu se mbështetja për të drejtat dhe nevojat e nxënësve të shkollave fetare ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të ASH-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume