Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se sot ka vizituar Kryqin e Kut të Maqedonisë së Veriut.
“Sot vizitova Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut, për të nderuar veprimtarinë dhe punën e tyre të çmuar në shërbim të njerëzve në nevojë. Në këtë takimi të frytshëm me Sekretarin e Përgjithshëm, z. Sait Saiti, diskutuam për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së aktiviteteve humanitare.
Ky takim konstruktiv ishte një hap i rëndësishëm për të promovuar dhe forcuar vlerat e solidaritetit në shoqërinë tonë. E sigurova që Kuvendi do të vazhdojë përpjekjet tona të përbashkëta për një shoqëri më solidare”, ka shkruar kryetari Gashi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume