Nenad Rashiq ka dështuar të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur Nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitet serb, edhe në herën e tretë që ishte edhe mundësia e tij e fundit, shkruan Reporteri.net.

Pro tij votuan 56 deputetë, asnjë kundër dhe 21 abstenime.

“Deputeti Rashiq nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar, rrjedhimisht elimonohet nga gara”, tha Kryeparlamentari Dimal Basha.

Ndryshe prej seancave të tjera, ai sot ka refuzuar që të jetë i pranishëm për të mbikëqyrur shortin që po hidhet për nënkreytar.

Aktualisht, ka mbetur vetëm edhe emri i Igor Simiq.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume