Nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Karposhit privuan nga liria I.A. (55) nga Shkupi nën dyshimin për kryerjen e një vepre penale, rrezikimi i sigurisë në trafikun ajror.

Më konkretisht, më 06.07.2025, rreth orës 18:00, ndërsa helikopteri i policisë po afrohej drejt vendit ku lumi Lepenc derdhet në lumin Vardar, me qëllim të mbushte ujë për shuarjen e zjarrit në rajonin e Bllacës, pilotët vunë re një person që kishte hyrë në pjesën e cekët të shtratit të Vardarit dhe po bënte me duar. Më pas, nga persona të pranishëm në vendngjarje u informuan se ai person kishte hedhur gurë drejt avionit “Bell 412”, për shkak të çka pilotët u detyruan të ndryshonin vendin e mbushjes me ujë, pasi ishin vënë në rrezik të skajshëm për sigurinë e tyre, dhe kjo gjatë kryerjes së detyrave në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, I.A. u gjet dhe u arrestua, dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume