Beqir Maloku, 67-vjeçar nga Istogu, për të cilin Klankosova.tv ka raportuar disa herë, nuk është gjetur ende.

Për ta gjetur atë, po kërkohet ndihmë nga qytetarët e Kosovës. Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, ta njoftojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Policia e Kosovës e ka shpërndarë edhe fotografinë e tij me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]

Në kërkimet për të gjatë muajit gusht u patën angazhuar edhe nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe FSK-ja.

Sipas informacioneve të para, Beqir Maloku kishte dalë nga shtëpia gjatë verës për të shkuar në një aheng tek motra e tij dhe i ka hyrë malit për t’i rënë rrugës shkurt dhe që nga atëherë nuk ka informacione për të.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume