Xhudisti kosovar Shpati Zekaj ka arritur një tjetër sukses të madh për sportin e Kosovës, duke u stolisur me medalje të bronztë në Kupën Evropiane për Seniorë që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Në ndeshjen vendimtare për medalje, Zekaj arriti të mposhtë me Ëaza-ari garuesin italian Enrico Bergamelli.

Duke siguruar kështu një podium të merituar.

Ky rezultat përbën një arritje të rëndësishme për xhudon kosovare, e cila vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume