Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit me përvojë Egzon Belica. 34-vjeçari nga Struga rikthehet te kuqezinjtë pas gati një dekade, pasi më parë kishte veshur fanellën e Shkëndijës në sezonin 2014/15, njofton Telegrafi

Belica luan në qendër të mbrojtjes dhe pas vetes ka një karrierë të pasur ndërkombëtare. Në futbollin shqiptar ka mbrojtur ngjyrat e Besës së Kavajës dhe Partizanit të Tiranës, ndërsa në Kosovë ishte pjesë e Prishtinës. Ai ka provuar gjithashtu kampionate të ndryshme evropiane: në Rumani me Concordia, në Finlandë me Inter Turku, në Letoni me Riga, kurse para se t’i bashkohej Shkëndijës ishte pjesë e Rabotniçkit në Shkup.

Me rikthimin e Belicës, kuqezinjtë përfitojnë një lojtar me eksperiencë të madhe dhe lidership në repartin e mbrojtjes, i cili pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme për sfidat në kampionat dhe në Ligën e Konferencës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume