Gazetari kosovar, Astrit Gashi, ka reaguar pas konferencë së sotme për media të presidentes, Vjosa Osmani, në të cilën ajo është marrë përsëri me gazetarët, duke pretenduar se disa prej tyre kanë dalë nëpër dosjet që po hetohet Radojçiqi, por pa përmendur asnjë emër.

Gashi ka shkruar se s’duhet t’i shihet e madhe Osmanit, meqë nuk e ka të lehtë që do t’i duhet t’ia dorëzojë detyrën e presidentes, Dimal Bashës, dhe sipas gazetarit kosovar, kjo është edhe arsyeja pse presidentja po she filma me “partizanë e gjermane”.

“Mos ja shihni per te madhe, nuk e ka te lehte me me sy e me duar te saj me ja dhene detyren Dimalit, ndaj sheh filma “partizan me gjerman”!”, ka shkruar Gashi./Express/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume