Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës. Në total, 22 objekte janë planifikuar për t’u shembur.

Deri më tani: 3 objekte janë prishur nga IKMT, 16 të tjera po çmontohen vullnetarisht nga vetë banorët, ndërsa 3 mbeten ende për t’u shembur në vijim të operacionit.

Ndryshe nga situata në Theth, ku pati përplasje dhe rezistencë nga ndërtuesit pa leje, në Valbonë një pjesë e banorëve kanë bashkëpunuar, duke marrë vetë iniciativën për të çmontuar strukturat, shumica prej të cilave janë ndërtime prej druri të përdorura për bujtina ose qëllime turistike.

IKMT ka bërë të ditur se aksioni do të vijojë gjatë gjithë ditës, me fokus respektimin e ligjit në zonat e mbrojtura.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume