Ka filluar tashmë dëshmia e ish-diplomatit amerikan, James Rubin në Hagë.

Me të nisur seanca, ai u pyet nëse ishte në dijeni se Hashim Thaçi kishte kërcënuar ndonjëherë Veton Surroin.

“Nuk kam qenë në dijeni që ka pasur kërcënim fizik. Ka pasur presion ideologjik, pro ose kundër pavarësisë, sepse kjo ishte kryesore për lëvizjen gjatë luftës”.

Më tej, ai zbuloi se edhe Madeleine Albright e kishte “kërcënuar” Hashim Thaçin, njofton Klankosova.tv.

“Edhe Albright e ka kërcënuar Thaçin, dhe i ka thënë po nuk e nënshkrove, po i lë njerëzit e tu të pambrojtur nga serbët”, deklaroi Rubin, njofton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume