Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është fotografuar sot në shoqërinë e Boban Misevskit – udhëheqësit të tifo-grupit “Vojvodi”, i njohur për dhunë, incidente të shumta dhe përplasje brutale me “Ballistët”.

Ky takim ngre pyetje serioze: Çfarë e lidh Kasamin me një figurë që simbolizon dhunën dhe provokimet ndëretnike?

Ndërkohë që qyteti ende nuk është shëruar nga incidenti i fundit, ku dy të rinj shqiptarë u rrahën brutalisht nga pjesëtarë të tifo-grupit, pamjet me Misevskin shtojnë dyshimet se këto akte nuk janë thjesht rastësore, por të orkestruara për qëllime politike.

Në vend që të dënojë dhunën dhe të marrë masa për sigurinë e qytetarëve, Kasami shihet krah për krah me njeriun që përfaqëson vetë kulturën e dhunës. Ky është një sinjal alarmant se politika në Tetovë po bëhet një me rrugën dhe dhunën, në kurriz të qytetarëve të pafajshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume