Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se disa nga figurat aktuale të koalicionit VLEN kishin shprehur gatishmëri për të marrë mbështetjen e BDI-së në zgjedhjet për komunën e Likovës.

Në emisionin “Debat në SHENJA”, Taravari përmendi konkretisht Nexhmedin Sadikun, kandidatin aktual të VLEN-it për Likovën, si dhe Omer Ajdinin.“Nexhmedin Sadiku, kandidati për Likovë, erdhi në zyrën time dhe tha se mund të jetë kandidat i pranueshëm edhe për BDI-në, edhe për Aleancën. E njëjta gjë vlen edhe për Omer Ajdinin. Para disa ditësh, në një restorant në Shkup, në prani të dy shokëve të tij, e pranoi se kishte qenë i gatshëm të dilte si kandidat i përbashkët me BDI-në,” u shpreh Taravari.

Ai gjithashtu përmendi rastin e Rexhail Qerimit, duke theksuar se në atë kohë Izet Mexhiti ishte nënkryetar i BDI-së dhe sipas tij, nuk kishte ndërmarrë asnjë hap për ta kundërshtuar mbështetjen ndaj kandidaturave të tilla.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume