Më 24.09.2025, në orën 21:50, në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, B.H. (43) nga fshati Vrapçisht i Gostivarit ka denoncuar se djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga katër shokë klase – dy nga fshati Poroj dhe dy nga fshati Çegran – në një shkollë të mesme private në një fshat të Tetovës, ku ai mësonte.

Policia ka njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume