Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër M.B. (62) nga Gostivari për shkak të dyshimeve për veprat penale “falsifikim dokumenti” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”.

Më 31.03.2025, gjatë një kontrolli policor në Gostivar, i dyshuari u ka paraqitur policëve letërnjoftimin e vëllait të tij, por me fotografinë e vet të vendosur në dokument.
Policia ka sekuestruar dokumentin dhe ka ngritur procedurë penale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume