Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon opinionin publik se nuk ka asnjë rrjedhje të lindanit në rrethinën e ish-kompleksit industrial OHIS, ndërkohë që procesi i pastrimit të lindanit në këtë lokacion po vazhdon në mënyrë të pandërprerë.

Ministria e Mjedisit vazhdimisht punon në zgjidhjen e njërit prej sfidave më të mëdha mjedisore në vend, pastrimin e lindanit në ish-kompleksin industrial OHIS.

Gjithashtu, të mërkurën, më 22 tetor 2025, në orët e mbrëmjes, u zhvillua një inspektim i jashtëzakonshëm, gjatë të cilit u konstatua se nuk ka absolutisht asnjë rrjedhje të lindanit dhe as ndonjë rrezik tjetër për sigurinë në këtë lokacion.

Ministria prej më shumë vitesh po punon aktivisht në pastrimin e lotit të vogël të lindanit, ku janë arritur rezultate të rëndësishme.

Paralelisht, po punohet në gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme dhe të qëndrueshme për fillimin e pastrimit të lotit të madh, që përbën fazën e ardhshme prioritare të procesit.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj transparencës, mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe zbatimit të sigurt të të gjitha aktiviteteve, me një qëllim të vetëm, krijimin e një mjedisi më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume