Në ambientet e EVN Maqedoni dje u zhvillua një vizitë pune nga ministrja federale e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, znj. Klaudia Plakolm.
Në delegacion morën pjesë edhe ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para e Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Sanja Bozhinovska, si dhe Shkëlqesia e Tij Martin Pammer, ambasador i Republikës së Austrisë në vend, së bashku me përfaqësues nga ambasada..

Gjatë vizitës, të ftuarit patën mundësi të njihen me arritjet e EVN Maqedoni gjatë viteve të fundit, me theks të veçantë në investimet, zhvillimin dhe zgjidhjet moderne digjitale. Brenda turit në kompani, interes të veçantë ngjalli vizita në qendrën dispeçerike – pika qendrore për menaxhimin digjital të rrjetit shpërndarës në nivel kombëtar.

Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Wollfgang Maier, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se ligjet dhe rregulloret që po krijohen në Ministrinë e sapoformuar të Energjisë janë jashtëzakonisht përparimtare dhe plotësisht të harmonizuara me tregun evropian, gjë që e pozicionon Maqedoninë në hartën energjetike të Evropës edhe pse ende nuk është anëtare e BE-së.

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, znj. Sanja Bozhinovska, theksoi se EVN Maqedoni mund të shërbejë si shembull se si një kompani e huaj duhet të bashkëpunojë me institucionet shtetërore, duke investuar jo vetëm në veprimtarinë e saj, por edhe në shoqëri.

Ministrja austriake për Evropë, Integrim dhe Familje, znj. Klaudia Plakolm, shprehu kënaqësi për vizitën dhe theksoi se është e impresionuar nga sinergjia ndërmjet sektorit privat dhe atij publik, si dhe nga mënyra se si institucionet në vend krijojnë kushte për mbështetje dhe prosperitet të kompanive, duke e veçuar bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe EVN-së si një shembull pozitiv.

Në kuadër të vizitës u theksua edhe bashkëpunimi shumëvjeçar ndërmjet Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e energjetikës, i cili përfaqëson një shembull të shkëlqyer të shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe praktikave të mira.
EVN Maqedoni, si pjesë e EVN Grupacionit austriak, mbetet e përkushtuar ndaj investimeve në modernizim, digjitalizim dhe zhvillim të qëndrueshëm, me një synim të qartë – një të ardhme energjetike të sigurt, efikase dhe të gjelbër për të gjithë konsumatorët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume