Me shumë kënaqësi, Kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, ka njoftuar sot se është nënshkruar vendimi për realizimin e rikonstruksionit të rrugëve lokale 103 dhe 108 në fshatin Sllatinë informon Tetovasot.

Neziri theksoi se fjala është mbajtur dhe premtimi po bëhet realitet, duke shtuar se Sllatina meriton vetëm punë dhe projekte konkrete, jo fjalë boshe.

Ky projekt pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën lokale dhe qasjen e banorëve, si pjesë e programit të komunës për modernizimin e rrugëve rurale në territorin e Tearcës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume