Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mirëpritur sot në një takim ish-kryetarin e Bashkisë së Përgjithshme të Bursës, Recep Altepe.

Kasami e ka cilësuar vizitën si “nder dhe kënaqësi të veçantë”, duke theksuar se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin e Tetovës, mundësitë për bashkëpunim me komunat turke, investime potenciale dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Ai ka falënderuar Altepen për urimet e përzemërta për rizgjedhjen e tij si kryetar komune dhe ka theksuar se Tetova do të mbetet shtëpi për të gjitha etnitë dhe kulturat që e pasurojnë qytetin.

“Kemi shprehur vullnetin që të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të krijojmë kushte për projekte të përbashkëta për të mirën e qytetarëve tanë”, ka përfunduar Kasami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume