Në ceremoninë zyrtare të ngritjes së Flamurit të 28 Nëntorit, një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik raporton Tetovasot.

Ndonëse i pranishëm në aktivitetin shtetëror , kryetari i Lëvizjes Besa dhe kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, u injorua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Siç shihet edhe në pamjet nga ceremonia, në momentin kur zyrtarët përshëndesnin njëri-tjetrin, kryeministri Rama kalon pranë Kasamit pa ia shtrënguar dorën, duke shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale dhe interpretime mbi arsyet e këtij veprimi.

Ngjarja ka hapur debat mbi protokollin, marrëdhëniet politike dhe raportet ndërshqiptare në aktivitete të kësaj natyre.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume