Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se janë rritur për 50% shtesat për fëmijët, që njoftoi, nga nesër fillon ekzekutimi i tyre me rritje. Kurti tha se familjet me dy fëmijë do të marrin nga 60 euro, ata me tre fëmijë 135 e ata më katër fëmijë do t’i marrin nga 180 euro

“Lajm i mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët: nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50%.

Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë. Pra:

– një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;

– një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro;

– një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë.

Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet”, tha Kurti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume