Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Drejtpërdrejt” në TV Telma deklaroi se mes tij dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami do të zgjidhet lideri i ri i VLEN-it.

“Këtu diku është. Ai është më shumë faktor në Tetovë, unë në Shkup. Këto janë dy qytete kryesorre ku janë të koncentruar shqiptarët dhe prandaj po punojmë në zgjidhje kreative. Ka më shumë zgjidhje mes partive në Evropë, po shqyrtojmë modele nga Gjermania”, tha Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume