Unë shpreh kënaqësinë time, sepse “Kostal” i beson Ohrit, i beson Maqedonisë, beson në biznesin e vet këtu dhe vazhdon ta zgjerojë gamën e tij të prodhimit deklaroi kryeministri Mickovski.

Megjithatë, bëhet fjalë për një kompani që në përgjithësi është biznes familjar me një traditë të gjatë. Aktualisht, nëse e analizojmë gjendjen e tyre në vitin 2024, arrijmë në një qarkullim prej rreth 3.5 miliardë eurosh, që është një arritje e rëndësishme.

Qëllimet e tyre këtu në Maqedoni janë mbresëlënëse, të sigurojmë 200 vende të reja pune, të arrijmë një qarkullim i cili do të jetë më i madh se 300 milionë euro dhe ne si Qeveri jemi absolutisht këtu për të ndihmuar në realizimin e këtyre qëllimeve, sepse kjo për ne si shtet është shumë e rëndësishme.

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume