Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas vdekjes së këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, duke e cilësuar humbjen e tij si shuarjen e një ylli të skenës shqiptare.

“Një yll u shua, por la plot dritë! Miq, dielli perëndoi përgjithmonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit. Ai nga skena e koncertit fluturoi në qiell, por la mbrapa një dritë të pashuar që do të ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin,” ka shkruar Berisha, përcjell TS.

Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit të njohur ka lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore shqiptare, ndërsa reagimet për humbjen e tij po vazhdojnë të vijnë nga figura publike, miq dhe këngëtar./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com