Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët është matur në Shkup-Petrovec, Manastir, Strumicë dhe Berovë, ku është matur temperaturë minimale prej -4 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë në Krushevë me 4 gradë Celsius të matura, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Tetovë, Veles dhe Demir Kapi në mëngjes janë matur -3 gradë, në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Shtip, Kavadar dhe Prilep-2, në Pretor dhe Hanet e Mavrovës 0, në Kriva Pallankë, Gjevgjeli, Vinicë dhe Kodra e Diellit 1 gradë dhe në Ohër 2 gradë Celsius.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite në disa vende do të ketë paraqitje të mjegullës.
Në pjesët juglindore do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri 14 gradë. Në Shkup, mot me diell me vranësira mesatare dhe i qetë.
Në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura maksimale do të arrijë 8 gradë.