Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se pragu i alarmimit për grimcat e pezulluara PM10 (tejkalim mbi 150 μg/m³ për dy ditë radhazi) është tejkaluar në pikat matëse Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat në Shkup.

Vlerat e PM10:

Data Qendër Gazi Babë Karposh Lisiçe Rektorat
17/12/2025 151.78 156.55 152.69 232.26 179.25
18/12/2025 186.49 178.92 180.87 266.60 186.70
Si rrjedhojë, nga Ministria e Mjedisit thonë se kanë marrë masa sivijon:

Intensifikim i kontrolleve inspektuese ndaj instalimeve industriale me Leje Ekologjike të Integruar, si të tipit A ashtu edhe B, dhe ndaj kantierëve të ndërtimit.
Sigurimi i qasjes publike në të dhënat e monitorimit të vazhdueshëm të ajrit për instalimet me monitorim.
Intensifikim i kontrolleve të gjendjes teknike të automjeteve, veçanërisht atyre me karburant dizel dhe të paregjistruara.
Ndalim i djegies së mbetjeve dhe materialeve të tjera në hapësira të hapura.
Rekomandohet që subjektet juridike dhe punëdhënësit:
të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç dhe personat me sëmundje kronike (astmë, infarkt të kaluar të miokardit, goditje në tru), me rekomandim mjekësor;
të riorganizojnë orarin e punës për personat që punojnë në ambiente të hapura, duke sugjeruar punën nga ora 11:00 deri në 17:00.
Ndalimi i organizimit të aktiviteteve sportive dhe kulturore në ambiente të hapura për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume