Policia e rajonit të Koçanit ka parashtruar kallëzim penal ndaj J.E. 51 vjeçe nga Koçani, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimeve” si drejtoreshë e një çerdhe.

“E denoncuara, në cilësinë e ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Institucionit Publik Komunal – Kopshtit “Pavlina Veljanova” në Koçan, ka ndërmarrë veprime zyrtare duke kaluar kufijtë e autorizimeve të saj zyrtare. Ajo përmes një agjencie private punësimi ka angazhuar përkohësisht një person për pozicionin e kujdestarit për periudhën 01.12.2024 – 15.05.2025, pa poseduar licencë të vlefshme personi për këtë pozicion. Me këtë veprim, e denoncuara i ka mundësuar personit të përfitojë përfitim material në shumën prej 164.824 denarë”, thonë mes tjerash nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume