Gjyqtari Lirim Jashari shpërthen në lot, tregon se ishte personi me flamurin e UÇK-së: Më goditën qëllimshëm dhe ma thyen këmbën
Gjyqtari i Superligës së Kosovës, Lirim Jashari, është emocionuar në lot teksa ka rrëfyer për momentin kur u bë viral gjatë protestës, duke mbajtur në duar flamurin e UÇK-së.
Jashari ka treguar se, derisa po mbante flamurin, sipas tij, ishte goditur qëllimisht nga Policia, si pasojë e së cilës kishte pësuar lëndim dhe thyerje të këmbës.
Duke folur për atë moment, Jashari shpërtheu në lot, duke treguar se ajo që e kishte prekur më së shumti ishte pamja e fëmijëve të dëshmorëve duke u sulmuar.
“U emocionova shumë kur i pashë fëmijët e dëshmorëve duke u sulmuar në atë mënyrë”, është shprehur Jashari mes lotësh.
