David Silva ka vendosur t’i rikthehet futbollit profesionist, duke dalë nga pensionimi në moshën 40-vjeçare.
Legjenda spanjolle ka nënshkruar kontratë afatshkurtër me klubin Supreme Shatin, skuadër e sapopromovuar në Hong Kong Premier League.
Silva ishte pensionuar nga futbolli në vitin 2023, por tani, pas rreth tre vitesh, do të rikthehet sërish në fushë.
Ish-ylli i Manchester Cityt dhe Valencias do të jetë një nga emrat më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë në futbollin e Hong Kongut.