Rusia ka kryer një sulm masiv me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës, duke shkaktuar të paktën 24 viktima dhe rreth 60 të plagosur, sipas autoriteteve ukrainase të cituara nga Reuters dhe AP.
Sulmet gjatë natës prekën Kievin dhe rreth një duzinë rajonesh të tjera të Ukrainës, duke dëmtuar ndërtesa banimi,
Bilanci më i rëndë u regjistrua në qytetin Pryluky, në rajonin e Çernihivit, ku një raketë goditi një ndërtesë banimi pesëkatëshe. Sipas autoriteteve, 18 persona u vranë, mes tyre katër fëmijë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia lëshoi rreth 70 raketa, shumë prej tyre balistike, si dhe dhjetëra dronë sulmues. Ai theksoi se infrastruktura energjetike ishte një nga objektivat kryesore të sulmit.
Autoritetet ukrainase thanë se sulmet shkaktuan dëme dhe ndërprerje të energjisë në disa zona, ndërsa ekipet e emergjencës vazhduan kërkimet nën rrënoja.
Rusia, nga ana tjetër, tha se kishte kryer një “sulm masiv” ndaj objekteve të kompleksit ushtarako-industrial ukrainas, duke pretenduar se objektivat ishin të lidhura me prodhimin dhe ruajtjen e armëve dhe dronëve.