Pas njoftimit zyrtar të MPB-së për vjedhjen e një automjeti në fshatin Zhelinë të Tetovës, redaksia jonë publikon fotografi të veturës së vjedhur, me qëllim ndihmën për identifikim dhe gjetje sa më të shpejtë të saj.
Bëhet fjalë për një Audi A6 me targa të Kosovës 05-601-GN, e cila është marrë nga hapësira e parkimit pranë një objekti hotelierik përgjatë rrugës regjionale Shkup–Tetovë. Sipas denoncimit, vetura ka qenë me dyer të pabllokuara dhe me motor të ndezur, ndërsa brenda saj ndodheshin edhe dokumentet personale të pronarit dhe të bashkëshortes së tij.
Fotografitë e publikuara janë të veturës së vjedhur në Zhelinë.
MPB njofton se po ndërmerren masa intensive për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e plotë të rastit.