Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në intervistën për Kanal10 i është përgjigjur akuzave të BDI-së dhe Ali Ahmetit se ai ka kontribuar në përçarjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Kurti e mohoi kategorikisht këtë, duke theksuar se roli i tij ka qenë pikërisisht i kundërt.

“Ne i kemi bashkuar ata. VLEN është një bashkim midis subjekteve politike. Qysh i pasmi përçarë ne? Ata ishin disa subjekte të ndryshme, ndërsa ne kishim vetëm një deputet që është anëtar i Vetëvendosjes,” deklaroi Kurti.

Ai shtoi se nëse ka kontribuar qoftë edhe pak në afrim dhe unifikim të subjekteve shqiptare në Maqedoni, kjo duhet parë si vlerë e jo si arsye për akuza.

“Besoj se ky bashkim ka ndikuar pozitivisht. Disa subjekte të shpërndara u bënë bashkë. Kjo është e mirë dhe kjo është arritje e tyre,” tha Kurti.

Deklarata e tij vjen pas kritikave nga BDI, e cila pretendon se ndikimi politik nga Prishtina ka shkaktuar thellim të ndasive mes partive shqiptare në vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume