Qeveria sot në mbledhje shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit për vitin 2026.
Me ndryshimet e propozuara bëhet përshtatja e të ardhurave dhe shpenzimeve të Buxhetit, si rezultat i ndikimit fiskal të masave që ndërmori Qeveria për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve, përmes uljes së akcizës dhe TVSH-së për karburantet.
Me ndryshimet e propozuara, të ardhurat e përgjithshme parashikohen në nivelin prej 374,2 miliardë denarësh, ndërsa shpenzimet parashikohen në 420,5 miliardë denarë, me ç’rast deficiti buxhetor mbetet në nivel të pandryshuar.
Qëllimi i ndryshimeve të propozuara është të ruhet stabiliteti i financave publike, të sigurohet funksionimi i pandërprerë dhe i rregullt i institucioneve, realizimi i programeve të parashikuara dhe përmbushja në kohë e të gjitha detyrimeve.
Propozimi për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim të mëtejshëm.