Kryeministri Edi Rama komentoi në podkastin e tij “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hoqi pezullimin nga detyra për zv.kryeministren Belinda Balluku.

Rama tha se vendimi i dha fund një precedenti unik në botë ku gjykatësi dhe prokurori morën kompetencat e qeverisë dhe kuvendit.

“Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps një brutalitet, ndërsa në aspektin ndërinstitucional kjo befasi ku një prokuror dhe gjykatës morën kompetenca e kryeministrit, parlamentit duke tollovitur shtetit kërkon medoemos një reflektim ndërinstitucional. Jo thjesht e vetëm mbi këtë rast, po në tërësi mbi simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri të pavarësisë së pushtetit të ri të drejtësisë, duke e bërë në, jo një rast, kurën, më të dëmshme se sa sëmundja që luftojmë bashkërisht”, tha Rama.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume