Komuna e Aerodromit në përgjithësi ishte mjaft ambicioze kur bëhej fjalë për projektet e financuara nga Qeveria, dhe në thirrjen e parë dhe të dytë, diku rreth 15 milionë euro është shuma totale e projekteve të financuara nga Qeveria, kur i shtojmë kësaj edhe pjesën e bashkëfinancimit që ka vetë komuna, arrijmë në një cikël investimesh vërtet të fuqishme.

Ky objekt, të cilin e vizituam sot, përfaqëson me të vërtetë diçka që do të sjellë vlerë të shtuar në jetën kulturore, jo vetëm në Komunën e Aerodromit, por edhe në Shkup. Ne si Qeveri e kemi njohur këtë dhe, së bashku me komunën, do ta realizojmë dhe ndjej se kur gjithçka të përfundojë dhe gjithë kjo pjesë e lagjes të transformohet, do të duket ndryshe, jam i sigurt se jo vetëm banorët e komunës, por edhe qytetarët e Shkupit do ta përdorin këtë qendër multifunksionale të kulturës ose qendër kulturore.

E përgëzoj kryetarin e komunës, këshilltarët që mbështesin punën e tij, deputetët e parlamentit që vijnë nga Komuna e Aerodromit, administratën, ministrin që i vlerësojnë projektet e tilla që do të vazhdojnë të jenë pjesë e projektit për Shkupin, dhe pjesë e jetës së përditshme të banorëve të Aerodromit dhe qytetarëve të Shkupit. Kështu që, me të vërtetë përfaqëson diçka me të cilën do të krenohemi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume