Valbon Limani dhe Beteja për Vullnetin e Qytetarëve të Gostivarit!

Shkruan Zudi Xhelili

Nën udhëheqjen e Valbon Limanit, Gostivari ndriçonte edhe në festat fetare.
Gostivari është një komunë ndër më të mëdhatë në vend, me popullatë autoktone dhe pa përzierje nga vise të tjera. Një komunë me shumicë absolute shqiptare, por ku jetohet në harmoni, barazi dhe respekt të ndërsjellë edhe me komunitetet e tjera, të cilat janë në numër më të vogël.


Qyteti ndriçonte jo vetëm gjatë festave të fundvitit, por edhe në shënimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në festën e madhe të Bajramit. Dekorimet e veçanta kënaqnin zemrat e besimtarëve dhe krijonin një atmosferë gëzimi, respekti dhe bashkëjetese të vërtetë.

Valbon Limani u dëshmua si figurë unifikuese, simbol i harmonisë dhe bashkëjetesës për të gjithë qytetarët e Gostivarit. Besimtari i vërtetë respekton çdo fe dhe çdo qytetar, sepse respekti është thelbi i besimit.

Atdhetar i mirë është ai që e do popullin e vet dhe kujdeset për të gjithë njësoj. Prej disa muajsh vërehet mungesa e tij në krye të komunës, ndërsa shumica e qytetarëve shpresojnë që me fillimin e vitit të ri 2026, Gostivarit t’i kthehet shpresa për një të ardhme më të mirë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com