Koalicioni VLEN njofton se në zgjedhjet e 11 janarit për Komunën e Gostivarit, kandidati ynë për kryetar do të jetë Nevzat Bejta.
Vendimi vjen pas një procesi të brendshëm konsultimesh dhe anketash me qytetarët e Gostivarit, ku Bejta ka rezultuar bindshëm si zgjedhja më e besuar dhe më e preferuar. Qytetarët kanë vlerësuar përvojën e tij, projektet e realizuara dhe ndikimin pozitiv që ka pasur gjatë mandateve të mëhershme në krye të komunës.

VLEN beson se Nevzat Bejta përfaqëson stabilitet, profesionalizëm dhe vizion për vazhdimin e zhvillimit të Gostivarit. Koalicioni mbetet i përkushtuar që qytetarëve t’u ofrojë alternativa të forta dhe kandidatura të dëshmuara në punë konkrete.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume