Sot, me 6 dhjetor, VMRO-DPMNE do ta mbajë kongresin partiak, në të cilin pritet që Hristijan Mickoski të rizgjidhet në pozitën e kryetarit. Deri më tani, në garën për kryetar të partisë nuk është paraqitur asnjë kandidat tjetër, ndërsa Mickoski ka premtuar që nëse rizgjedhet, ky do të jetë mandati i tij i fundit.

Pritjet janë që në kongres të ketë 860 delegatë dhe rreth 1800 mysafirë, ndërsa do të zgjidhet edhe Komisioni Statutar për mbikëqyrjen e punës financiare. Gjithashtu, pritet që të miratohet edhe Strategjia “Maqedonia 2030”, i cili do të jetë vizioni i partisë për këtë periudhë. Pas Kongresit, pritet që Mickoski të vendos për rifreskim eventual të disa emrave në qeveri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume