Në orët që pasuan sulmin e hershëm të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë dhe arrestimin e presidentit Nicolás Maduro, një fotografi e tij i lidhur në sy, në bordin e një anijeje, u publikua në rrjetin social Truth Social nga presidenti amerikan Donald Trump.
Fotoja u bë shpejt virale, jo vetëm për pamjen e nënshtruar të Maduro-s, por edhe për veshjen e tij: një kostum sportiv gri Nike Tech.
Pas publikimit të fotos nga Trump, kërkimet për termin “Nike Tech” në Google shënuan një rritje të ndjeshme mëngjesin e 3 janarit sipas Google Trends.
Bluza Nike Tech Fleece që Maduro kishte veshur në momentin e arrestimit është shitur pothuajse plotësisht në të gjitha masat dhe ende shumë njerëz kanë filluar ta kërkojnë dhe blejmë të njëjtin kostum online, duke bërë që dyqanet të mbeteshin pa stok.
Disa përdorues në rrjetet sociale theksuan edhe ironinë e situatës: një lider që ka folur shpesh kundër SHBA-së dhe kapitalizmit, u arrestua i veshur me një markë të famshme amerikane.