Klubi anglez, Chelsea ka njoftuar se Liam Rosenior do të jetë trajneri i ri i ekipit të parë.

Blutë e Londrës larguan nga detyra trajnerin italian, Enzo Maresca, në ditën e parë të vitit 2026, por nuk vonuan shumë dhe kanë njoftuar pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për Rosenior, me të cilin kanë nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2032.

“Klubi i Futbollit Chelsea ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Liam Rosenior si trajner kryesor i ekipit të meshkujve”.

“Anglezi ka nënshkruar një kontratë me klubin që do ta mbajë atë deri në vitin 2032”, thuhet në njoftimin e klubit.

Rosenior mbërrin në Stamford Bridge pasi ka qenë trajner jashtë shtetit me RC Strasbourg , ku e udhëhoqi klubin francez drejt kualifikimit në Evropë për herë të parë pas 19 vitesh në sezonin e tij të parë, dhe pas roleve të mëparshme në Angli me Hull City dhe Derby County.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume