Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin publik se sot, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e dytë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për çështje që ndërlidhen me organizimin e brendshëm partiak dhe funksionimin e strukturave të BDI-së.

Po ashtu, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm diskutoi edhe rreth takimit të liderëve politikë, me ç’rast u vendos që çështja e pjesëmarrjes apo jo në këtë takim të shqyrtohet dhe të vendoset nesër, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje, Kryetari Ali Ahmeti njoftoi Kryesinë edhe për emërimet e realizuara në kuadër të pakos së tretë të kryetarëve të degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, si vijon:
• Kërçovë – Arlind Sejdini
• Vrapçisht – Evzal Arsllani
• Prespë – Arjan Muedini
• Karposh – Hamza Jashari

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar në forcimin e strukturave partiake dhe në adresimin me përgjegjësi të zhvillimeve politike në interes të qytetarëve dhe stabilitetit politik të vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume