Këtë të martë, në SPAK është paraqitur Indrit Hoxha, i cili është thirrur për fraksionin dhe hetimin e financimit të kuvendit të “Rithemelimit” të 11 dhjetorit 2021. Hoxha është Sekretar për Diasporën në PD.

Nga burime thuhet se ky fraksion ka të bëjë me hetimin pasuror për kreun e PD-së, Sali Berisha në kuadër të dosjes për ish-Klubin Partizani, dhe po ndiqet nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

Hetimi përqendrohet tek shpenzimet e kryera për kuvendin e “Rithemelimit” të PD-së, që u zhvillua më 11 dhjetor 2021.

Kujtojmë se ditën e djeshme për të njetën çështje ishte në SPAK edhe deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili qëndroi për më shumë se një orë e 30 minuta dhe dha shpjegime para oficerëve të policisë gjyqësore.

“U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, u shpreh Këlliçi, pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

Burimet thanë se ai u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni, lidhur me një hetim pasuror që po kryen SPAK.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume